Mirëserdhet ne faqen e KLINIKES ALBRUS

Orari : Nga e Hena ne te Shtune - 08:00 me 21:00
  Cel : +355 (0) 69 61 13 885

Ambliopia – “Syri dembel”

Ambliopia – “Syri dembel”

AMBLIOPIA është gjendje kur njëri sy ka kapacitet më të vogël të shikimit në krahasim me syrin tjetër dhe normen.
Shikimi është aftësi të cilën truri e mëson që në lindje. Bebja e porsalindur prej lindjes i dallon siluetat. Në moshën 6 mujore fillon të shikojë në mënyrë tredimensionale dhe me ngjyra. Nëse në njërin sy në krahasim me syrin tjetër ekziston anomali e theksuar në thyerje (refrakcion, dioptri), shtrembërim (strabizëm), katarakt apo ndonjë lloj tjetër dëmtimi të cilët e pengojnë shikimin, ai sy shikon si me mjegull dhe nuk mëson te shikojë si pasoj syri mbetet dembel. Nëse nuk mjekohet në periudhën pas lindjes apo në fëmijëri, kjo gjendje mbetet e përhershme.

Temë e cila në shoqëri haset shpesh, shpesh flitet për të, por pak dihet. Vërehet me vështirësi, por edhe kur vërehet faza e zakonshme e mjekimit ka kaluar. Nëse diagnostifikohet në kohë, paraqet sëmundje e cila shërohet lehtë.

Akademia amerikane e oftalmologeve rekondone periudhat e meposhteme per te bere depistimin femijeve:

  • qe nga lindja deri ne 3 muaj;
  • 6 muaj – 1vit;
  • 3 vjec;
  • 5 vjec.

1

sa me shpejt te jete e mundur sapo te jene shenjat e para, dhe cfare eshte me e rendesishme deri ne perfundimin e periudhes kritike (5-7 vjet).

2

Sepse  mundesia per te mjekuar ambliopine“syrin dembel” ne menyre efektive mbaron ne 5-7 vjet. Vec kesaj, diagnostikimi i hershem sjell reabilitim me te shpejt, qe eshte e rendesishme per te permbushur rekomendimet e mjekut.

3

.

  • Shikimi binocular (stereoskopik) dhe mundesia per te dalluar thellesine;
  • Veshtiresi per te dalluar levizvejet e objekteve;
  • Kontrasti midis ngjurave;
  • Orientimi.

Mjekimi i ambliopise “syrit dembel” eshte nje pune e veshtire dhe rezultati varet nga shume faktore. Kryesorja eshte eliminimi i shkakut qe ka sjelle formimin e ambliopise “syrit dembel” . Ne menyrat per mjekimin eambliopise “syrit dembel” jane: Okluzioni; Penalizimi; Stimulimi me aparate stimuluese..

Femija mund te mbaje syrin mbyllur jo me shume se nje jave per cdo vit jete, megjithate ne cdo rast kjo perzgjidhet individuale nga mjeku.

4

Okluzioni i syrit normal eshte mjekimi kryesor i ambliopise “syrit dembel”, por ekziston rreziku i formimit te ambliopise okluzionale ne syrin e mire, ne rast se nuk do te behet nje ndjekje e mire e femijes nga mjeku. Vec kesaj gjate okluzionit te plote pamundsia e shikimit binokularmund te sjelli formimin e teteroforise, e cilla mund te coj ne vrengerine e syrit (shtremberimin e syrit).

5

Teksti u redaktua nga dr. Edmond Isufaj dhe dr. Besa Isufaj