Mirëserdhet ne faqen e KLINIKES ALBRUS

Orari : Nga e Hena ne te Shtune - 08:00 me 21:00
  Cel : +355 (0) 69 61 13 885

KERATOKONUSI

Emertimi vjen nga greqishtja Kerato = Kornea dhe Konos = kon. Per here te pare eshte pershkruar nga oftalmologu britanik John Nottingham ne 1854.

KERATOKONUSI (ektazia ose hollimi i kornese) – eshte nje semundje jo inflamatore, degjenerative qe sjell demtimin e dobesimin  e fijeve kalogjenore te kornese dhe si pasoje hollimin, dobesimin e structures dhe deformimin e korenese (xhamit te syrit). Korneja humbet formen e saj dhe merr formen e nje konusi, si dhe hollohet ne pjesen qendrore te saj. Si pasoje progreson astigmatizmi i crregullt dhe ulet ndjeshem shikimi. Ne rastet e avancuara keratokonusi sjell ne ulje serioze te shikimit dhe mund te sjelli deri ne carje te kornese.

       

Shpeshtesia klinike e shfaqjes se keratokonusit ndryshon ne vende te ndryshme. Keratokonusi prek rreth 0.0002% te populsise sipas statistikese se USA. Sipas disa studimeve perqindja e keratokonusit shkon ne vende te ndryshme deri ne 0,05% dhe ky tregues ka nje tendence ne rritje. Vendi yne per arsye te ndryshme hyn te vendet me perhapje te larte te keratokonusit. Perhapja e semundejes eshte e njejte si ne femrat ashtu dhe ne meshkujt. I prek te dy syte ne menyre asimetrike. Rastet e te semureve me keratokonus jane shtuar kohet e fundit, sidomos ne kontinentin europian. Ka mundesi, qe shtimi i rasteve me keratokonus te kete lidhje me permiresimin e diagnistikimit te semundjes, por edhe me sasine e madhe te operacioneve refraktare, te cilat me pare kryheshin me eksimer lazer e mund te shoqeroheshin me prishjen e teknologjise.

File:Kc simulation2.png

Gjithashtu, edhe patogjeneza e keratokonusit nuk eshte mjaft e studiuar. Egziston mendimi, qe patogjeneza e keratokonusit luan nje rol te rendeshishem ne difektet fermentuese te keratociteve, prishje e formimit kollagjen, prishje e sistemit glutativ e antiksidant, duke mos perjashtuar automunin gjenez. Gjate keratokonusit forma e kornese ndryshon shume.  Patogjeneza e keratokonusit lidhet me demtimin e cilesive optikomekanike te perberjes se kornese. Lidhjet, qe formojne bazen e kornese, dobesohen. Per pasoje kornea hollohet, duke fituar forme konike. Ky hollim i kornese ndodh ne zonen qendrore ose ne zonen paraqendrore te saj. Te semurit i dobesohet shikimi, i cili nuk mund te korrigjohet plotesisht, as duke mbajtur syze, as duke vendosur lente. Keto jane fazat e para te semundjes.

Me zhvillimin e metejshem te keratokonusit ndodh shperthimi i nje prej cipave te brendeshme te kornese, duke shkaktuar turbullim te kesaj te fundit. Gjate kesaj faze te semundjes shikimi vazhdon te dobesohet. Pervec kesaj, mund te ndodhe shperthim i plote mekanik i kornese, duke shkaktuar rrjedhje te lengut te kameras interiore e duke cuar deri ne vdekjen anatomike te syrit

Diagnostikimi i keratokonusit, qe ndodhet ne nje faze te zhvilluar nuk eshte aspak i veshtire. Simptomat e kesaj semundjeje jane mjaft te njohura. Ngritje e kornese me derformim ne forme koni, striijet e Fogtit, unaza e Flejshnjerit dhe te tjera, te cilat ndihmojne ne diagnostikimin e keratokonusit te zhvilluar gjate kontrollit me llampe zmadhuese.

strijat

fleischer's ring

Problemi me i madh qendron ne diagnostikimin e keratokonusit fillestar. Egizton nje permbledhje optimale e metodave bashkohore te diagnostikimit, te cilat percaktojne qarte keratokonusin fillestar te pacientit. Keto metoda perfshijne topografine kompjuterike te kornese, pahimetrine e kornese ne pjese te ndryshme te saj (percaktimi i trashesise se kornese) gjithashtu edhe biomikroskopia e kujdesshme e kornese (kontroll i kornese me mikroskop).

topografi faz II topogtafi faz III

Ky hollim i kornese ndodh ne zonen qendrore ose ne zonen paraqendrore te saj. Te semurit i dobesohet shikimi, i cili nuk mund te korrigjohet plotesisht, as duke mbajtur syze, as duke vendosur lente. Keto jane fazat e para te semundjes.
Me zhvillimin e metejshem te keratokonusit ndodh shperthimi i nje prej cipave te brendeshme te kornese, duke shkaktuar turbullim te kesaj te fundit. Gjate kesaj faze te semundjes shikimi vazhdon te dobesohet. Pervec kesaj, mund te ndodhe shperthim i plote mekanik i kornese, duke shkaktuar rrjedhje te lengut te kameras interiore e duke cuar deri ne vdekjen anatomike te syrit.

trudullim (edeme e kornese)

Qe kur keratokonusi eshte pershkruar per here te pare, mjeket jane perpjekur te gjejne mjekime apo zgjidhje per te frenuar progresimin e keratokonusit. Syzet dhe lentet e kontakti te buta ndihmojene vetem ne rritjen e shikimit, dhe kjo vetem ne fazet e para te keratokonusit. Ato jane nje zgjidhje e kenaqshme dhe e lire po, ne rastin e keratokonusit, japin nje permiresim te kufizuar te shikimit.

Lentet e kontaktit te forta japin nje fare efekti ne frenimin e keratokonusit (gje qe jo nga te gjithe oftalmologet pranohet) dhe ndihmojne ne rritjen e shikimit edhe ne fazat e avancuara te keratokonusit. Ekzistojne sot disa lloj lentesh te forta te dizenjura per keratokonusin. Ato ngjeshin majen e konusit duke krujuar nje fare rezistence dhe frenim te progresimit te deformimit te kornese.

File:KC-lens.jpg

lentet e forta per keratokonusin (fluorescin)

Ne rreth 10% te rasteve keratokonusi progreson deri ne shkalle te tille sa korrigjimi i shikimit eshte i pamundur, korneja hollohet shume ose e humb tejdukshmerine e saj. Ne te tilla raste behet transplanti i pjesshem apo i plote i kornese. Ttransplanti i kornese per keratokonusin ze pjesen me te madhe te gjithe transplanteve dhe ne shumicen e rasteve eshte shume i efektshem.

pas transplantit

Kohet e fundit ne Technische Universität Dresden nje menyre e re “Corneal collagen crosslinking with riboflavin – CCLeshte provuar te kete rezultat ne frenimin e keratokonusi. Mbi kornene e pacientit aplikohet Riboflavine qe perthithet nga korneja deh syri i ekspozohet veprimit te rezeve UV-A per rreth 30 minuta. Riboflavina ben qe te krijohen lidhje te reja midis fijeve te kolegjenit te stromes se kornese gje qe e ben mekanikisht me te forte karkasen e saj. Ka disa ne menura per kryerjen e CCL. Ne shumicen e menurave hiqet shtresa epiteiale qe te deportoje me lehte Riboflavina e pas operacionit vendoset lente kontakti e bute per disa dite. Ne disa menyra shtresa epiteliale nuk hiqet qe e ben periudhen postoperatore me te lehte.

pa crosslinking para dhe pas procedures me croslinking

Unazat intrastromale ( Intacs ose Unzat Ferrara) jane gjysem unaza te vogla me perberje polimetil metakrillat, me trashesi te ndryshme qe futen ne zonen paracentrale te kornesen midis shtresave te stromes dhe shjellin terheqjen dhe sheshimin e pjeses konikeqendrore. Efekti i tyre nuke shte frenues por vetem refrakter. Do te ishte nje zgjedhje e mire e komninuar me CCL per pacientet qe nuk do te mbanin dot lentet e forta.

unazat

Redaktoj tekstin Dr. Edmond Isufaj.
Teksti ka karakter infomativ dhe jo mjeksor. Per informacion me te hollsishem kontaktoni mjekun tuaj.