Mirëserdhet ne faqen e KLINIKES ALBRUS

Orari : Nga e Hena ne te Shtune - 08:00 me 21:00
  Cel : +355 (0) 69 61 13 885

RETINOPATIA DIABETIKE

RETINOPATIA DIABETIKE

Retinopatia diabetike (RD) është një nga komplikimet mikrovaskulare më të shpeshta të diabetit të tipit I dhe 2. Ajo përbën një prej shkaqeve kryesore të verbimit tek personat nën 60 vjeq.

Zbulimi dhe prevenimi në kohë i komplikimeve që shfaqen tek kjo sëmundje janë me rëndësi të madhe për ruajtjen e qartësisë së të parit të pacientëve dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës. Zbulimi në jo kohë dhe mosmjekimi i retinopatisë diabetike sjell ndryshime dhe komplikime të rënda, të cilat më herët apo më vonë çojnë në verbim.

EPIDEMIOLOGJIA E RETINOPATISE DIABETIKE

Prevalenca e diabetit në popullsin normale është 2%.

Faktorët që infuencojnë në shfaqjen e retinopatise diabetike janë:
Kohëzgjatja e diabetit
Tek diabetikët me kohëzgjatje më pak se 5 vite prevalenca e RD është 10%
Tek diabetikët me kohëzgjatje më pak se 15 vite prevalenca e RD është 45%
Tek diabetikët me kohëzgjatje më shume se 20 vite prevalenca e RD është 70%
Mosha në momentin e diagnostifikimit
Diagnoza e vënë para moshës 30 vjeqare prevalenca e RD është 3.6%.
Diagnoza e vënë pas moshës 30 vjeqare prevalenca e RD është 1.6%.

FIZIOPATOLOGJIA E RETINOPATISE DIABETIKE

Faza paraklinike e retinopatise diabetike lidhet me mikroangiopatinë që prek kapilaret,arteriet dhe venat me kalibër të vogël dhe karakterizohet nga një trashje e membramës bazale dhe humbje të periciteve që qojnë në rritje të permeabilitretit kapilar.

Progresi i retinopatise diabetike kryhet sipas disa proceseve patologjike të cilat janë të lidhura:

  • Fragiliteti dhe hiperpermabiliteti i kapilareve si rezultat i uljes së rezistencës së pareteve të kapilareve krijohen mikroaneurizmat prej të cilave si dhe prej kapilareve të dilatuara rritet permabiliteti për pasoj kemi edemë të retinës dhe eksudate.
  • Mikrooclusioni i kapilareve ka si pasoj cfaqjen e zonave retinale ishemike: zhvillimin e AMIR dhe të eksudateve të buta.
  • Modifikimi i përbërësve të gjakut:

Hiperagregabiliteti i trombociteve dhe rritja e % së faktorit VIII shtojnë adesionin e trombociteve në muret e kapilareve
Shtohet viskoziteti i gjakut nga zvoglimi dhe deformimi i eritrociteve duke favorizuar trombozën e kapilareve
Rritja e rezistencës së qarkullimit të gjakut nga shtimi i proteinave me peshë molekulare të lartë (fibrinogjeni, alfa 2 makroglobulina)
Rritja e hemoglobinës së glukozuar (HbA1C) qon në hipoksi (hipoteza e aldolazo-reduktazës).

  • Ndryshimet metabolike qelizore

  • Zhvillimi i neovazave – formimi i neovazave është rezultat nga njëra anë i ndryshimeve morfologjike të qelizave endoteliale dhe struktures së membramës bazale si dhe nga ana tjetër i proliferimit dhe migrimit të qelizave endoteliale. Krijimi i neovazave nxitet nga faktorët e rritjes si bFGF (basic fibroblast grouth factor) dhe IGF1 (insulin like growth factor 1).

DIAGNOSTIKIMI I RETINOPATISE DIABETIKE

  • Kontrolli themelor oftalmologjik (përcaktimi i qartësisë së të parit, matja e tensionit të syrit, kontrolle të pjesëve të parme të syve me mikroskop – biomikroskopi)
  • Kontroll i fundit të syrit të irisit të gjerë (oftalmoskopi indirekte)
  • Aniografi fluoreshente (AF) me injektim të materialit për kontrast në venë (ngjyrë-fluoreshente) dhe me kamerë speciale për fundin e syrit (fundos kamera), vizualizohen dhe fotografohen ndryshimet patologjike të rrjetëzës dhe enëve të gjakut në fundin e syrit.
  • Tomografia optike koherente (ОCT – Optical Coherence Tomography) – metodë jonvanzive, pa kontakt, pa rrezik e cila na jep vizualizim të shtresave të rrjetëzës dhe është e lehtë për t’u aplikuar dhe për të ndjekur ndryshimet e qendrës së të parit (makulës) para dhe pas terapisë, si dhe ndryshimet në pjesët e tjera të rrjetëzës.
  • Ekografia (B scan) – metodë joinvanzive, e cila është e obligueshme tek pacientët të cilët kanë mediume të padukshme të syrit (katarakt apo gjakderdhje në sy). Me këtë lloj kontrolli përcaktohet a ekziston përveç kataraktit ndonjë shkak tjetër për humbjen e shikimit (gjakderdhje, shkëputje e rrjetëzës, tumor e të tjera).

KLASIFIKIMI I RETINOPATISE DIABETIKE

Retinopatia diabetike manifestohet në dy forma, në formë joproliferale dheproliferale. Gjatë përparimit të procesit tek e para në një moment mund të kalohet në formën e dytë.

  • RETINOPATIA DIABETIKE JOPROLIFERATIVE
  • RETINOPATIA DIABETIKE PROLIFERATIVE

klasifikimi i retinopatise diabetike

TERAPIA E RETINOPATISE DIABETIKE Trajtimi i retinopatisë diabetike varet nga forma e sëmundjes dhe shkalla e progresimit te saj.

Fotokoagulimi panretinal nënkupton intervenim me laser-argo me të cilin kryhetkoagulim i retinës periferike per te mbrojtur pjesen qendrore te saj (makula dhe nervi i syrit). Në rastet ku ka furnizim të pamjaftueshëm me gjak të retinës (si tek retinopatia diabetike, mbyllja e enës venore të gjakut, inflamacionit –vaskulite) nëse nuk trajtohen me laser, është e mundur të çojë në komplikime më serioze (gjakderdhje, shkëputje e rrjetëzës) për të cilat mandej nevojitet operacion.

Është e rëndësishme të dihet se laseri nuk do të përmirësojë qartësinë e shikimit, se pas laserit ajo mundet madje edhe të zvogëlohet. Qëllimi është të ndalohet progresioni, të ruhet qartësia momentale e të parit dhe të parandalohen komplikimet më të vështira. Gjithashtu, laseri jo gjithmonë e pengon shfaqjen e komplikimeve, por ato pas laserit shfaqen më rrallë dhe e përmirëson kalimin e operacionit, nëse ai është i nevojshëm.

Intervenimi është pa dhimbje dhe kryhet me anestezi me pika me ndihmë të thjerrëzës kontakt, pacienti është në pozicion ulur, në kushte ambulatore. Nëse është e nevojshme të kapet e gjithë retina, laseri bëhet në disa seanca (2-3, rrallë më tepër), në largësi prej disa javësh njëra nga tjetra.

Në rastet ku ka formim të enëve të reja të gjakut në retinë, prej të cilave lehtë ndodh gjakderdhje dhe mbledhje e lëngjeve (edemë) në retinë dhe sidomos në makul, zbatohet terapia me anti-VEGF i cili e pengon rritjen e enëve të reja të gjakut në retinë. Në këtë mënyrë ndihmohet në mirëmbajtjen e shikimit qendror dhe shtyrjen e shfaqjes së komplikimeve të tjera. Aplikimi i tij është pa dhimbje dhe kryhet në kushte sterile dhe sipas nevojës, me më tepër injeksione në intervale të caktuara kohore.

Vitrektomia është një prej procedurave më të komplikuara mikrokirurgjike të cilat përdoren në oftalmologji. Ajo është terapia e vetme për shumë sëmundje të pjesës së pasme të syrit – ablacion (shkolitje) i retinës, retinopati proliferative diabetike,gjakderdhje në trupin e qelqtë, trauma te renda te syrit, inflamacione të rënda e të tjera. Përfshin përdorimin e gjeneratës së fundit të sistemeve operuese për pjesën e pasme të syrit – teknikë mikroincizuese, endolaser, me zbatim të vajit silikon apo gazit ekspanzues. Këto operacione zakonisht kryhen