Distrofia e retines e moshes – AMD. (Degjenerimi senil i makules)
AMD – Distrofia qendrore e retines e moshes ose makulodistrofia (Degjenerimi senil i makules), eshte shkaktari kryesor i humbjes se shikimit te te moshuarit ne vendet e zhvilluara. Demtohet kryesisht pjesa qendrore e retines – makula qe kryesisht ushqehet nga chorioidea. Makula ka perqendrimin me te madh te fotoreceptoreve ne pjesen qendrore te saj – fovea centralis, me permasa 0.2 – 0.29 mm dhe pergjigjet per shikimin qendror (leximin, shkrimin drejtimin e automjeteve etj.).
Per shkak te moshes, plakjes dhe proceseve te tilla si: hipertonia; ateroskleroza; veprimi i demshem i diellit; trashegimia etj., lendet ushqyese nuk mund te arrijne ne retine. Si pasoje e kesaj mund te ndodhin disa ndryshime ne retine:
- Fromimi i druzeve. Ne etapen e pare formohen skatoma (demtim i fushes se pamjes) te vogla. Ne fillim pacienti ka veshtiresi ne leximin e shkronjave te vecanta dhe me vone ne leximin e gjithe fjales ne tekst.
- Me vone mund te formohet e ashtuquajtura AMD e “formes se thate” – forma atrofike e distrofise se retines. Qelizat nervore demtohen dhe atrofizohen. Shikimi qendror ne kete faze demtohet ne menyre te pakthyeshme.
- AMD e “formes eksudative”. Ne dias raste gjendja mund te progresoje dhe te marri karakter exudativ – e ashtuquajtura Distrofia e retines e “formes exudative” (te lenget). Ne kete faze kane nje rol te madh “faktori i stimulimit te rritjes se eneve te gjakut”- VEGF qe sjell formin e eneve te gjakut patologjike ne pjesen qendrore. Si pasoj e formimit te ketyre eneve te gjakut patologjike dhe formimit te eksudatit ndosh shkolitja (demtimi) i epitelit te pigmentuar dhe neuroepitelit te retines. Edema dhe hemorragjia e krijuar ne pjesen qendrore sjellin crregullime serioze te shikimit. Pacienti i sheh objektet te shtremberuara, bie mprehtesia e te parit dhe e perceptimit te ngjyrave dhe i duket se syzet nuk e korrigjojne sa duhet. Me progresimin e semundejes fotereceptoret e pjeses qendrore shkaterrohen dhe formohet njolle e zeze ne pjesen qendrore. Pacienti eshte akoma ne gjendje te leviz e orientohet ngaqe shikimi periferik ruhet ne nje fare mase, por nuk eshte ne gjendje te shkruaj, lexoj, te ngasi makinen apo te njohe njerezit.
DIAGNOSTIKA
-
Rrjeta Amsler,
-
kontroll i detajuar i fundit të syrit të irisit të gjerë (oftalmoskopi indirekte)
-
angiografi fluoreshente (fluorescin, indocianin)
-
tomografi optike koherente.
Metoda për diagnostifikim:
- FFA (Fundus Fluorecin Angiography) -pacientit i aplikohet nëpërmjet venës lëng kontrast – fluorescin. Për disa sekonda nëpërmjet sistemit të qarkullimit boja arrin tek enët e gjakut në retinë dhe me ndihmë të kamerës speciale për sy (angiografi) bëhen një sërë fotografimesh të retinës. Vërtetohet se a ka derdhje të lëngut nga enët e gjakut dhe sipas rezultateve të marra përcaktohet mënyra e mjekimit të pacientit. Kryhet në ambulantë, pa u shtruar në spital, në irisin e gjerë, prandaj në disa orët e ardhshme pas kontrollit pritet që shikimi të jetë i mjegullt.
.
- ICG (Indocyanin Green Angiography) – Gjatë kësaj metode, nëpërmjet venës injektohet lëng special kontrast i quajtur Indocianin Green. Materiali kontrast pas disa sekondash futet në enët e gjakut në retinë. Kjo metodë jep informacione për qarkullimin e gjakut në vena të cilat gjenden në shtresat e poshtme të retinës, të cilat nuk mund të shihen me kontroll FFA dhe janë shumë të dobishme gjatë përcaktimit të mjekimit të sëmundjes. Kryhet në ambulantë, pa u shtruar në spital, në irisin e gjerë, prandaj në disa orët e ardhshme pas kontrollit pritet që shikimi të jetë i mjegullt.
- OCT (Optical Coherence Tomography) – Kjo metodë joinvazive,qe kryhet nepermjet nje aprati (tomograf) me të cilin mund tevizualizohen shtresat e nervit të syrit ashtu edhe gjendja e shtresave të makulës.
MJEKIMI
Semundjet qe vijne si pasoj e moshes eshte e lehte per tu diagmostikuar por mundesia per ti mjekuar eshte e vogel. Ne tentative per te frenuar progresimin e ketyre semundjeve ne kohet e fundit perdoren disa menyra kryesisht per AMD eksudative.
- Lazerkoagulimi. Enet gjakut te formuara koagulohen nga veprimi i lazerit. Por si pasoje mund te demtohen dhe qelizat perreth, prandaj lazeri perdoret ne raste specifike.
- Heqja e eneve te gjakut dhe membranave te formuara ne menyre kirurgjikale por qe eshte e lidhur me komlikacione si gjate operacionit ashtu dhe ne periudhen pasoperatore. Te tilla operacione perdoren ne raste te rralla.
- Terapia fotodinamike. Ne venen e krahut injektohet preparat fotodinamik dhe kur ai arrin ne enet e gjakut patologjike behet koagulimi specifik i tyre me lazer me intensitet te ulet. Kjo eshte nje procedure pa dhimbje. Shpesh kerkohen disa seanca.
- Kohet e fundit perdoret injektimi intravitrial i preparateve anti-VEGF (avastin, lucentis, etc). Kjo sjell pertharjen e eneve te gjakut patologjike. Keto injeksione sjellin stabilizimin e gjendjes, dhe shpesh here permiresimin e saj. Per shkak se efektiviteti i ketyre preparateve bie me kohen, ne varesi te gjendjes se syrit injektimi i tyre perseritet disa here. Per te diagnostikuar rastet recidive doktori duhet te ndjek pacientin vazhdimisht si nepermjet kontrollit oftalmoskopik te drejteperdrejte ashtu dhe nepermjet OCT dhe angiografise me fluoresceine. Ne rastet recidive injeksioni duhet bere sa me shpejt.
Per mjekimin e formes jo eksudative kryesisht perdoren ingrediente ushqimore me permbajtje multivitaminash, antioksidantesh, luteine si p.sh. Ocuvite Lutein, por jo me ndonje efikasitet te larte.
KUJDES!!!
Është e rëndësishme të dihet se asnjë nga këto metoda nuk mund ta shërojë tërësisht sëmundjen, por me to fitohet përmirësim i qartësisë së shikimit dhe shtyhet progresioni i sëmundjes dhe keqësimit të shikimit. Shanset për sukses, përmirësim apo për mbajtje të gjendjes ekzistuese të shikimi është mesatarisht 50% dhe lëviz nga rasti në rast në varësi nga sëmundja bazë, madhësia e ndryshimeve të retinës, lokalizimi i tyre dhe kohëzgjatja e sëmundjes. Ndonjëherë është e nevojshme pas ndonjë kohe të përsëritet intervenimi. Në 50% të rasteve sëmundja vazhdon me rrjedhën e vet, që mund të çojë në humbje të mëtejshme progresive të qartësisë së shikimit. Megjithatë, sëmundjet e makulës gjatë përparimit të tyre asnjëherë nuk çojnë në verbërim të tërësishëm, nëse nuk janë prekur edhe pjesët e tjera të retinës.
Janë të domosdoshme kontrollimet dhe vizitat e rregullta !!!!.
Teksti i pergatitur nga dr. Edmond Isufaj dhe dr. Besa Isufaj.