Mirëserdhet ne faqen e KLINIKES ALBRUS

Orari : Nga e Hena ne te Shtune - 08:00 me 21:00
  Cel : +355 (0) 69 61 13 885

Chalazion – Byci i syrit

Chalazion- Byci i syrit.

1

Chalazion – byci i syrit (tutkath) – eshte nje semundje qe prek shpesh kapaket e syrit. Shkaku kryesor eshte bllokimi i duktuseve te gjendrave meibomiane qe ndodhen ne brendesi te kapakeve dhe sipasoj formimi i kisteve ne to. Kistat qe formohet brenda kapakut mbushet me sekretin e keture gjendrave deh sjellin trashjen e kapakeve qe ngjan si nje kokerr. Shpesh keto kishte mund te infektohen. Ne qofte se byci i syrit sjell probleme dhe nuk largohet vet atehere mund te hiqet me ane te nje operacioni te lehte.
2Chalazioni – Byci i syrit (tutkath)– eshte nje kist e vogel (2-8 mm) ne mbrendesi te kapakut te syrit. Chalazioni me shpesh shfaqet ne kapakun e siperm dhe mund ti prek dhe te dy syte njeheresh.

Ne brendesi te kapakeve ka disa gjendra qe sekretojne ne anen e kapakut nje pjese te lengut qe lubrifikon syrin. Ne qefte se keto gjendra bllokohen atehere lengu qe ato sekretojne mblidhet ne mbendesi te kapakeve duke formuar nje kist qe sjell trashjen e kapakut ne formen e nje kokrre. Kista inflamohet dhe formohet nje granulome qe rrigjate ne kapakun e syrit.

3

  • Trashja e kapakut ne formen e nje kokrre .
  • Ndonjehere shoqerohet me dhimbje ose irritim te lehte.
  • Zakonisht infektohet dhe behet me i dhimbshem dhe me i madh ne mase.

4

  • Asnje trajtim nuk keshillohet ne fillim . Nje ne 2-3 vete sherohet pa ndonje mjekim. Kjo kerkon nje kohe te gjete 2-6 muaj. Por ne disa raste nese byci i syrit nuk sjell asnje problem shume njerez preferojne te presin.
  • Komresat e ngrohta per 5-10 minuta 3-4 here ne dite ndihmojne ne largimin e diskomfortit dhe ne pershpejtimin e sherimit.
  • Masazhi i kistit pasi jane vendosur komresat e ngrohta mund te ndihmoje ne drenimin e kistit. Masazhohet kisti lehte ne drejtim te anes se kapakeve.
  • Pastimi i kapakeve dy here ne dite ben heqjen e papastertive me nje solucion uji te vaket me shampo femijesh do te ndihmonte.
  • Nje operacion i lehte ne rastet kur nuk ka permiresim te gjendjes do te ishte zgjidhja me e lehte dhe radikale. Operacioni kryhet me anestezi te pjesshme, behet imobilizimi i kapakut, nje prerje persiper kistit dhe behet heqja e kistit.
Antibiotiket jane te panevojshem ne shumicen e rasteve sepse nuk mund te veproje ne brendesi te kistit.

5

Per shumicen e njerezve chalazioni – Byci i syrit (tutkath) – ndodh 1 here ne dite. Ndonjehere te disa persona chalazioni perseritet shpesh. Ne te tilla raste perdorimi i lubrifikanteve, komresave te ngrohta, dhe masazhit te kapakeve te syrit do te ndihmonte ne mos perseritjen e tyre.

6

Teksti u redaktua nga dr. Edmond Isufaj dhe dr. Besa Isufaj.