www.doktoredmond.com | |||||||||||||||
NJE SHIKIM ME I MIRE PER NJE JETE ME TE MIRE |
|||||||||||||||
|
Ne ndertim... Strobizmi - Shtremberimi i syrit. Strabizmi është gjendje gjatë së cilës sytë nuk janë të vendosur drejt ndërmjet tyre dhe nuk kanë lëvizje të sinkronizuar. Për shfaqjen e strabizmit ekzistojnë shumë arsye. Faktorë rrezikut për shfaqjen e strabizmit midis të tjerave janë: si ka kaluar shtatzënia, a ka pasur probleme gjatë lindjes, zhvillimi i bebes, sëmundjet e kaluara e të tjera.
Si simptoma të strabizmit mund të shfaqen: humbja e vendosjes paralele të syrit, lotim dhe dhimbje të syrit, dhimbje koke, shikim i dyfishtë, humbje e shikimit tredimensional, shikim i mjegullt, kthim i kokës apo fytyrës në një anë. Disa lloje strabizmi që shfaqen tek bebet dhe në periudhën e fëmijërisë janë të rrejshme. Shtrembërimi i rremë është iluzion optik i cili shfaqet për shkak të gjerësisë së hundës dhe kapakëve të syrit. Për përcaktim të tërësishëm të kësaj gjendjeje është i obligueshëm kontroll i syve. Ekzistojnë shumë lloje të strabizmit të cilët janë quajtur sipas drejtimit të shtrembërimit të syrit:
Ekzistojnë edhe disa lloje të veçanta strabizmi siç është strabizmi në moshë të thyer, i cili ndodh për shkak të shfaqjes së shkaqeve të ndryshme në nervat të cilët i kontrollojnë lëvizjet e syrit (traumë, diabet, sëmundje kardiovaskulare, hipertension, infeksione të ndryshme, tumore dhe helmime). Teksti u redaktua nga dr. Edmond Isufaj dhe dr. Besa Isufaj. |
||||||||||||||