NJE SHIKIM ME I MIRE PER NJE JETE ME TE MIRE

 
 
 
 
 

 

  • Ambliopia - "Syri dembel"

AMBLIOPIA është gjendje kur njëri sy ka kapacitet më të vogël të shikimit në krahasim me syrin tjetër dhe normen.
Shikimi është aftësi të cilën truri e mëson që në lindje. Bebja e porsalindur prej lindjes i dallon siluetat. Në moshën 6 mujore fillon të shikojë në mënyrë tredimensionale dhe me ngjyra. Nëse në njërin sy në krahasim me syrin tjetër ekziston anomali e theksuar në thyerje (refrakcion, dioptri), shtrembërim (strabizëm), katarakt apo ndonjë lloj tjetër dëmtimi të cilët e pengojnë shikimin, ai sy shikon si me mjegull dhe nuk mëson te shikojë si pasoj syri mbetet dembel. Nëse nuk mjekohet në periudhën pas lindjes apo në fëmijëri, kjo gjendje mbetet e përhershme. 

Temë e cila në shoqëri haset shpesh, shpesh flitet për të, por pak dihet. Vërehet me vështirësi, por edhe kur vërehet faza e zakonshme e mjekimit ka kaluar. Nëse diagnostifikohet në kohë, paraqet sëmundje e cila shërohet lehtë. 

Kur duhet vezita e femijeve te mjeku per te parandaluar ambliopine "syrin dembel"? – Akademia amerikane e oftalmologeve rekondone periudhat e meposhteme per te bere depistimin femijeve:

  • qe nga lindja deri ne 3 muaj;
  • 6 muaj – 1vit;
  • 3 vjec;
  • 5 vjec.

1

Periudha me e mire e diagnostikimit dhe mjekimit te ambliopise "syrit dembel" - sa me shpejt te jete e mundur sapo te jene shenjat e para, dhe cfare eshte me e rendesishme deri ne perfundimin e periudhes kritike (5-7 vjet).

2

Pse eshte e rendesishme te diagnostikohet ambliopia ne periudhe te hershme? – Sepse  mundesia per te mjekuar ambliopine "syrin dembel" ne menyre efektive mbaron ne 5-7 vjet. Vec kesaj, diagnostikimi i hershem sjell reabilitim me te shpejt, qe eshte e rendesishme per te permbushur rekomendimet e mjekut.

3

C’fare parametra te tjere, pervec mprehtesise se shikim, demtohet ne nje pacient me ambliopi "syri dembel"? –

  • Shikimi binocular (stereoskopik) dhe mundesia per te dalluar thellesine;
  • Veshtiresi per te dalluar levizvejet e objekteve;
  • Kontrasti midis ngjurave;
  • Orientimi.

Si mund te mjekohet ambliopia? – Mjekimi i ambliopise "syrit dembel" eshte nje pune e veshtire dhe rezultati varet nga shume faktore. Kryesorja eshte eliminimi i shkakut qe ka sjelle formimin e ambliopise "syrit dembel" . Ne menyrat per mjekimin e ambliopise "syrit dembel" jane: Okluzioni; Penalizimi; Stimulimi me aparate stimuluese.

Sa gjate mund ta mbajme syrin e femijes mbyllur pa rrezikuar formimin e ambliopise dytesore ne syrin qe po mbyllim? – Femija mund te mbaje syrin mbyllur jo me shume se nje jave per cdo vit jete, megjithate ne cdo rast kjo perzgjidhet individuale nga mjeku.

4

C’fare rreziku mund te sjelli mbyllja e vazhduashme e syrit? – Okluzioni i syrit normal eshte mjekimi kryesor i ambliopise "syrit dembel", por ekziston rreziku i formimit te ambliopise okluzionale ne syrin e mire, ne rast se nuk do te behet nje ndjekje e mire e femijes nga mjeku. Vec kesaj gjate okluzionit te plote pamundsia e shikimit binokularmund te sjelli formimin e teteroforise, e cilla mund te coj ne vrengerine e syrit (shtremberimin e syrit).

5

Teksti u redaktua nga dr. Edmond Isufaj dhe dr. Besa Isufaj.

 
   
Lente kontakti dhe proteza okulare per Ju me super cmim.