Mirëserdhet ne faqen e KLINIKES ALBRUS

Orari : Nga e Hena ne te Shtune - 08:00 me 21:00
  Cel : +355 (0) 69 61 13 885

STRABIZMI

Ne ndertim…

Strobizmi – Shtremberimi i syrit.

Strabizmi është gjendje gjatë së cilës sytë nuk janë të vendosur drejt ndërmjet tyre dhe nuk kanë lëvizje të sinkronizuar.
Kjo zakonisht përfshin mungesë të koordinimit midis muskujve të syve, që e bën të pamundur drejtimin e shikimit të të dy syve në një pikë të njëjtë, kurse me këtë edhe shikim të mirë.

Për shfaqjen e strabizmit ekzistojnë shumë arsye. Faktorë rrezikut për shfaqjen e strabizmit midis të tjerave janë: si ka kaluar shtatzënia, a ka pasur probleme gjatë lindjes, zhvillimi i bebes, sëmundjet e kaluara e të tjera.

Predispozitat gjenetike gjithashtu mund të jenë faktorë për shfaqjen e strabizmit. Nëse në familje ka anëtarë me strabizëm, ka shumë mundësi të shfaqet strabizmi edhe tek anëtarët e tjerë. Një prej shkaqeve kryesore të strabizmit është zvogëlimi i shikimit (për shkak të miopisë, hipermetropisë, syrit dembel-ambliop, katarakti i lindura apo edhe gjendje të tjera të syrit).

Si simptoma të strabizmit mund të shfaqen: humbja e vendosjes paralele të syrit, lotim dhe dhimbje të syrit, dhimbje koke, shikim i dyfishtë, humbje e shikimit tredimensional, shikim i mjegullt, kthim i kokës apo fytyrës në një anë. Disa lloje strabizmi që shfaqen tek bebet dhe në periudhën e fëmijërisë janë të rrejshme. Shtrembërimi i rremë është iluzion optik i cili shfaqet për shkak të gjerësisë së hundës dhe kapakëve të syrit. Për përcaktim të tërësishëm të kësaj gjendjeje është i obligueshëm kontroll i syve.

Ekzistojnë shumë lloje të strabizmit të cilët janë quajtur sipas drejtimit të shtrembërimit të syrit:

Strabizëm nga brenda (Ezotropia)
strabizëm nga jashtë (Egzotropia)
strabizëm për lart (Hipertropia)
dhe strabizëm nga poshtë (Hipotropia)

Ekzistojnë edhe disa lloje të veçanta strabizmi siç është strabizmi në moshë të thyer, i cili ndodh për shkak të shfaqjes së shkaqeve të ndryshme në nervat të cilët i kontrollojnë lëvizjet e syrit (traumë, diabet, sëmundje kardiovaskulare, hipertension, infeksione të ndryshme, tumore dhe helmime).
Teksti u redaktua nga dr. Edmond Isufaj dhe dr. Besa Isufaj.