LENTE KONTAKTI Lentet e kontaktit te buta Vipa të ekranit jo vetëm në botë por dhe në Shqipëri prej kohësh e kanë gjetur zgjidhjen për të mos patur më peshën e syzeve mbi fytyrë dhe për të qenë më të rehatshëm, kudo. Lentet e kryejnë më së miri këtë funksion. Me lente kontakti: Lentet janë teknologjia ku falë shkencës syri i njeriut mund të shikojë dhe pa syze por vetëm nëpërmjet një mase të butë, pelte të klasifikuar për cdo problem refrakter. Ekzistojnë disa lloje lentesh që vihen në kontakt me syrin për të gjitha sëmundjet që ka shikimi, si miopia, hipermetropia,astigmatizmi dhe presbiopia. Të gjitha këto lente janë zëvendësuese perfekte dhe mjaft praktike të syzeve të përditshme. Lentet ndahen ne te “buta” dhe te “forta”. Lente kontakti me ngjyra Për të ndërruar ngjyrën e syve, per tu dukur me bukur, per te ndryshuar lukun tuaj mund te perdorni lente kontakti me ngjyre. Lentet e kontaktit me ngjyre ne menure perfekte korrigjone rastet kur syte kan ngjyte te ndryshme, kur ka shenja vizuale ne kornea si dhe ne rastet e aniridise per te formuar beben e syrit. Foto te personave me lente kontakti me ngjyre Për miopinë Për astigmatizmin Për presbiopinë
Perpara se ti vendosni lentet e kontaktit: Lexoni te kujdes instruksionin, te jete ber perzgjedhja e lenteve nga specialisti i cili duhet te zgjedhi lentet dhe regjimin me te mire te mbajtjes se tyre. Lani me kujdes duart perpara se te perdorni lentet. Fshini duart me rrobe qe nuk ka push apo fije.te gjitha gjurmet e detergjenteve, sapunit, kremrave, duehen pastruar nga duart dhe perreth syrit, thonjte duhen te jene te paster. Vendosni lentet para se te lyeni syte dhe kur perdorni spray per floket mbyllni syte. Perpara se ta vendosni lentet shohni qe ajo mos te jete e demtuar, te jete ne anen e duhur, te mos ket carje apo demtime te tjera, dhe mos te ket papasterti ne te. Eshte mire te vendosni te paren te njejten lente qe te behet shprehi dhe te mos i ngaterroni sidomos nese i keni lentet me numra te ndryshem. Menyra e vendosjes se lenteve duhet te jete shpjeguar nga mjeku juaj dhe ju nuk duhet te ikni nga klinika pa mesuar se si vendosen dhe hiqen lentet. Menyra e vendosjes se lenteve te buta shihet dhe ne filmin e meposhtem (ne gjuhen angleze marr nga Menicon): . . Para se ti heqni lentet e kontaktit duhet te keni perasysh: Ti hiqni ne kohen e duhur dhe mos ti mbani me shume se koha e rekomanduar nga mjeku. Lentet e kontaktit duhet ti hiqni para se te keni hequr makiazhin. Menyra e heqjes se lenteve duhet te jete shpjeguar nga mjeku juaj dhe ju nuk duhet te ikni nga klinika pa mesuar se si vendosen dhe hiqen lentet. Menyra e heqjes se lenteve te buta shihet dhe ne filmin e meposhtem (ne gjuhen angleze marr nga Menicon): . . !!!!!! KUJDES!!!! Mos harroni te pyesni mjekut tuaj per menyren e perdorimit, kohezgjatjen dhe menyren e sterilizimit te lenteve te kontaktit. Mos e ndryshoni solucionin dhe menyren e desinfektimit dhe te ruajtjes se lenteve te kontaktit pa u konsultuar me pare me mjekun tuaj. Mos pranoni asnje lloj solucioni alternativ pa keshillen e mjekut. Disa solucione mund te jene alergjik per syte tuaj. Lexoni me kujdes ne broshuren e solucioneve ose pyesni specialistin per kohezgjatjen minimale qe duhet te rrine lentet ne solucion per tu desinfektuar. Ruajini solucionet ne nje vend te fresket dhe mos i perdorni pasi ka kaluar data e skadences. Gjithmone perdorni solucion te fresket kur vendosni lentet ne kontenier. Nderroheni solucionin ne kontenier nese ka kaluar me shume se nje jave qe nuk i perdorni lentet tuaja. Lentet e kontaktit te buta nuk duhet te mbahen kur keni temperature e kaloni gjendje virusale. Mos perdorni asnje praparat me pika ne sy pervec atyre te rekomenduara nga mjeku qe lejohen te hidhen mbi lente. Duhet te dini se cdo preparat tjeter demozitohet ne lente e sjell ndryshimin e cilesise se tyre ose efekte te demshme per syte tuaj. Nese ju hidhni preparate me pika qe nuk lejohen te hidhen mbi lente atehere duhet ti vendosni lentet jo me pare se 15 min pasi keni hedhur pikat. Mos harroni te hiqni lentet e kontaktit me regjim ditor para se flini. Lentete kontaktit duhet te hiqen para se te futeni ne det, pishine apo kur beni dush. Nese keni djegie te syve, lotim, krruarje, skuqje apo ulje te shikimit, atehere hiqni lentet tuaja dhe kontaktoni mjekun tuaj ose ne pamundesi mjekun me te afert. Ne figure tregohet anae duhur dhe menyra e vendosjes se lentes. Perparesite ne krahasim me lentet e kontaktit te buta:
. Perparesite ne krahasim me lentet e kontaktit te buta:
Video per lentet e kontaktit te forta (ne gjuhen angleze marr nga AAO) Tani lentet e kontaktit mund ti blini me nje cmim te favorshem neinternet optiken dhe ne do t;jua sjellim ne Tirane ne cdo kohe. Redaktoj tekstin Dr. Edmond Isufaj. |