Mirëserdhet ne faqen e KLINIKES ALBRUS

Orari : Nga e Hena ne te Shtune - 08:00 me 21:00
  Cel : +355 (0) 69 61 13 885

Astigmatizmi

Ne ndertim…

Astigmatizmi i syrit

Astigmatizmi i syrit është anomali reraktere e syritnë të cilën rrezet e dritës nuk thyhen në mënyrë të barabartë në të gjitha meridianët e syrit. Për ndarje më të lehtë janë definuar dy meridianë të supozuara të syrit, normal për njëri-tjetrin. Emri astigmatizëm buron nga gjuha greke dhe do të thotë “pa pikë”.

astigmatizmi-i-syrit-1

Fig.1. Ne menyre skematike tregohet perthyerja e ndryshme ne meridiane te ndryshem ne rastin e astigmatizmit te syrit.

Syri është organ i ndërlikuar, i cili përbëhet nga shumë pjesë dhe secila prej tyre është e nevojshme për të pasur shikim normal. Fitimi i pamjes së qartë varet nga bashkëpunimi i pjesëve të veçanta të syrit. Rrezet e dritës reflektohen nga të gjitha objektet. Nëse një person është duke vështruar ndonjë objekt, si për shembull një pemë, rrezet e dritës reflektohen nga pema në sy dhe depërtojnë brenda tyre nëpërmjet shtresës së parë të syrit. Shtresa e parë e syrit është e tejdukshme dhe në formë gjysmë sfere. Ajo përbëhet nga disa shtresa dhe nuk ka enë gjaku, gjë e cila e bën të tejdukshme dhe nëpërmjet saj mund të kalojnë rrezet e dritës. Pas kalimit të shtresës së parë të syrit rrezet e dritës kalojnë nëpërmjet hapjes së irisit, i cili quhet bebe e syrit (pupila). Irisi e kontrollon sasinë e dritës që depërton në sy nëpërmjet zgjerimit dhe ngushtimit të bebes së syrit. Në dritën e fortë bebja e syrit ngushtohet, ndërsa në ambiente të errëta ajo zgjerohet. Nëpërmjet bebes së syrit rrezet e dritës vijnë në kontakt me lenten kristaline (thjerrezen e syrit), e cila i thyen rrezet e dritës dhe i fokuson, orienton drejt retinës.

astigmatizmi-i-syrit-2

Fig. 2. Ne foto tregohet krasimi i perthyerjes se drites ne nje sy me astigmazim dhe ne nje sy normal.

Shtresa e parë e syrit ka ndikim të madh në thyerjen e rrezeve të dritës, ndërsa lentja kristaline (thjerrëza) mundëson drejtimin e tyre të saktë. Thjerrëza e syrit të shëndetshëm mund ta ndryshoj formën e saj (akomodacionin) dhe të mundësoj shikim të qartë, në varësi të largësisë së objektit që shihet. Pas thjerrëzës gjendet trupi qelqor i tejdukshëm nëpërmjet të cilit kalon drita dhe përfundon në retinë. Retina gjendet në dy të tretat e pasme të syrit dhe mundëson fushë të gjerë shikimi. Për të pasur shikim të qartë rrezet e dritës duhet të përfundojnë në retinë. Nëse ato do të përfundojnë para ose pas retinës (dritëshkurtër, dritëgjatë) atëherë kemi të bëjmë me shikim të mjegulluar. Retina përmban shumë fotoreceptorë (qeliza të cilat i pranojnë rrezet e dritës) dhe elemente të tjera, të cilat e transformojnë dritën në sinjale elektrike dhe të njëjtat i dërgojnë në tru nëpërmjet nervit të shikimit. Secili nga sytë në tru dërgon pamje pak më të ndryshme, e cila është е përmbysur. Kjo fotografi drejtohet në tru dhe fitohet një figurë e vetme, duke i përdorur të dhënat e të dy syve.

astigmatizmi-i-syrit-3

Fig. 3. Krahasimi i shikimit ne syrin normal dhe ne syrin me astigmatizm ne meridiane te ndryshme.

Teksti u redaktua nga dr. Edmond Isufaj dhe dr. Besa Isufaj.