www.doktoredmond.com | |||||||||||||||
NJE SHIKIM ME I MIRE PER NJE JETE ME TE MIRE |
|||||||||||||||
|
Sindroma e "syrit te thate" - ( Office Eye Syndrome)
Ne figure shihet carja e shtreses se lotit dhe tharje e kornese Sindroma e syrit te thate,gjendje e cila manifestohet me pakësimin e sasisë së lotëve ose me ndryshimin e cilesise se tyre. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, syri nuk laget mjaftueshëm. Loti prodhohet në gjëndrat lotuese, derdhet në siperfaqen e kakerdhokut tee syrit dhe me lëvizjen e rregullt të kapakëve të syrit, shpërndahet në të gjitha anët duke mbajtur kështu syrin gjithnjë të njomë.
Mund te dallojme 2 variente qe mund te sjellin "sindromen e syrit te thate. 1- Kur prodhohet pak lot. 2- Dhe kur pjesa e lotit qe largohet nga syri eshte me e madhe, kur ne shtresen e lotit ndikojne faktore te tjere si patalogji te ndryshme te kapakeve te syrit, mbajtja e lenteve te kontaktit, ose ndryshime te siperfaqes se kornese. Sindroma e syrit te thate mund te shkaktohet ne cdo moshe po me teper ajo shfeqete te personat pas te 60 vjec, dhe sidomos te femrat, gje qe siduket eshte e lidhur me ndyrshimet hormonale ne postmenopauze. Komponentet e shtreses se lotit. Shtresa prekorneale e lotit eshte e perbere nga 3 komponent. 1 - Shtresa lipidike, e jashtme qe ka kontakt me ajrin dhe sekretohet nga gjendrat e Meibomiane ne anet e kapakeve te syrit. 2 - Shtresa e mesme ujore, pjesa kruesore qe prodhohet nga gjendrat e lotit. 3 - Shtresa mukotike e brendshme qe ka kontakt me epitelin e kornese.
Shkaktarët kryesorë të "Sindromes se syrit te thate" janë të shumtë. Prodhimi i lotit në sasi të vogël, ndryshimi në përbërjen e tij dhe lëvizjet e dobësuara të kapakëve të syrit njihen si më kryesorët. Tek pacientet me "Sindromes se syrit te thate" shpesh diagnostikohen inflamime te kapakeve - Blefaritet. Sindroma Sjögren. Sindroma Sjögren permbledh triaden : sindroma e syrit te thate, kserotomia - prodhim i paket i peshtymes dhe halogenoz (zakonisht artriti revmatoik). Nga kologenozet etjera mund te jene Systemic lupus erythematosus, Granulomatpz Wenger, Sklerodermia, Skleroza multiple dhe semundje te tjera autoimune. Sindroma e syrit te thate mund te jete shfaqa e pare e halogjenozave.
Ndrushim i cilesise se shtreses se lotit dhe tharje e syrit. Ndikimi i preparateve ne "Sindromes se syrit te thate". Shume preparate me veprim lokal dhe te pergjithshem mund te provokojne "Sindromen e syrit te thate". Premaratet me pika ne sy mund te shtojne tharjen e syrit si pasoj e lendes vepruse te tyre ose e konservanteve qe hyjne ne perberjen e tyre qe ka veprim toksik ne epitelin e kornese. Aminoglikozidet (pershembull Gentamicina), disa betabllokator si dhe gjithashtu disa preparate lot natyral qe permbajne konservante ne shume raste provokojne "Sindromen e syrit te thate". Kontraceptivët, preparatet antidepresante, preparatet me permbajtje estrogene,crregullimet hormonale, sëmundjet e gjëndrës tiroide, infeksionet virale, mungesa e Vitaminës A, Rheumatizmi, Diabeti, perdorimi i mariujanes apo morfines, semundjet kronike etj. sjellin poashtu në tharjen e syrit.
Ngjyrosur me fluoresceine mikroerozionet e kornese si pasoj e tharjes se syrit. Më të prekur nga kjo sëmundje janë të moshuarit dhe femrat. Sikurse mosha poashtu dhe faktorët klimatik, kondicionerët e ajrit, kemikatet dhe tymi i duhanit ndikojnë në zvogëlimin e sasisë së lëngut të syrit ose ne ndryshimin e perberjes se tij. Tashmë ekziston dhe Office Eye Syndrome, nga e cila të rrezikuar janë ata që kalojnë orë të tëra para monitorit dhe si pasojë e koncentrimit dhe shikimit të pandërprerë në monitor, lëvizja e kapakëve të syrit bëhet më e rrallë, duke tharë kështu sipërfaqen e syrit.
Simptomet tipike janë të djegurit dhe kruarja e syve, dhembja dhe ndjenja e pluhurit në sy si dhe ndjeshmëria e rritur ndaj dritës. Nëse nuk mjekohet me kohë, atëherë mund të vie deri te çrregullimet afatgjatë të korneas, duke pasur si pasojë dobësimin e të pamurit. Dhe lotimi i shtuar eshte shpesh simptome sepse duke ndryshuar cilesia e lotit ai humbet funksionin lubrifikues dhe mbrojtes. Keshtu syri irritohet (ngacmohet) me shpejt dhe prodhon me shume lot se ne norme po loti eshte pacilesine e duhur dhe keshtu vazhdon.
Beni kujdes nese perdorni lente kontakti sepse ato thahen shpesh dhe sjellin diskonfort deri ne demtimin e syrit. Perdorini me shpesh ne te tilla raste pika lubrifikante mbi lentet e kontaktit.
Per diagnostikimin e Sindromes se syrit te thate pervec ankesave te pacientit ndihmojne dhe matja e prodhimit te lotit nepermjet testit Shirmer apo disa shenja te thjeshta qe vihen re nga mjeku ne biomikroskop si: sasie e vogel e meniskut te lotit mbi kapakun e poshtem te syrit, carja e shpeshte e shtreses se lotit mbi korne, ngjurosja e kornese me fluoresceine ne disa vende te saja e pare me filter special etj.
Test Shirmer per te matur prodhimin e lotit
Ngjyrosur me fluoresceine mikroerozionet e kornese si pasoj e tharjes se syrit. Këshilla për ata, që tashmë vuajnë nga Sindroma e syrit te thate :
Teksti u redaktua nga dr. Edmond Isufaj dhe dr. Besa Isufaj. |
||||||||||||||