NJE SHIKIM ME I MIRE PER NJE JETE ME TE MIRE

 
 
 
 
 

LENTE KONTAKTI

Lentet e kontaktit te buta

Vipa të ekranit jo vetëm në botë por dhe në Shqipëri prej kohësh e kanë gjetur zgjidhjen për të mos patur më peshën e syzeve mbi fytyrë dhe për të qenë më të rehatshëm, kudo. Lentet e kryejnë më së miri këtë funksion. 
Lentet e kontaktit jane zgjidhja me efektive ne anizometropine e shkalles se larte (kur numri ne te dy sete eshte shume i ndryshem e nuk mund te korrigjohet me syze).
Nuk doni te beni operacion por nuk doni te mbani syze, merreni me sport por ju pengojne syzet - lentet e kontaktit zgjidhja juaj....

Me lente kontakti:
- 1. shikimi eshte me i qarte se me syze (sidomos ne rastet e miopise se shembellimi me retine eshte me i madh se me syze;
- 2. Fusha e pamjes eshte me gjere dhe mungojne skotomat periferike (sidomos ne rastet e hipermetropise se shkalles se larte ose afakise - fenomen Xheku ne kuti)
- 3. Mund te korrigjohen rastet e anizomtropise se shkalles se larte (me lente kontakti mund te korrigjohet anizometropia deri ne 7-10 dioptri kurse me syze deri ne 2,5-3.0 dioprti.....

Lentet janë teknologjia ku falë shkencës syri i njeriut mund të shikojë dhe pa syze por vetëm nëpërmjet një mase të butë, pelte të klasifikuar për cdo problem refrakter. Ekzistojnë disa lloje lentesh që vihen në kontakt me syrin për të gjitha sëmundjet që ka shikimi, si miopia, hipermetropia, astigmatizmi dhe presbiopia. Të gjitha këto lente janë zëvendësuese perfekte dhe mjaft praktike të syzeve të përditshme. Lentet ndahen ne te "buta" dhe te "forta".

Lente kontakti me ngjyra

Për të ndërruar ngjyrën e syve, per tu dukur me bukur, per te ndryshuar lukun tuaj mund te perdorni lente kontakti me ngjyre. Lentet e kontaktit me ngjyre ne menure perfekte korrigjone rastet kur syte kan ngjyte te ndryshme, kur ka shenja vizuale ne kornea si dhe ne rastet e aniridise per te formuar beben e syrit.

Foto te personave me lente kontakti me ngjyre


Për miopinë
Miopia është nje difekt i refrakcionit te syrit shume i perhapur ne bote. Syri, imazhi i të cilit nuk përqendrohet tek retina, por në një pikë para saj kërkon një numër të caktuar syzesh. Në këtë rast, pervec syzeve mund te perdoren lente kontakti të buta.

Për hipermetropinë

Hipermetropia eshte nje difekt i refrakcionit te syrit kur imazhi fokusohet jo ne retine po diku pas saj. Hipermetropia e pakorrigjuar ne moshat e vogla mund te sjell mos stimulim te shikimit e si pasoje shtremberimin e syrit ose ambliopi (syri dembel). Hipermetropia shume mire mund te korigjohet me lentet e kontaktit.

Për astigmatizmin
Astigmatizmi eshte difekt i refrakcinit te syrit kur ne meridiane te ndryshem drita perthyhet ne shkalle te ndryshme dhe shembellimi ne retine eshte imjegullt (i shtrember). Ne te tilla raste perzgjedhja e syzeve eshte e veshtire dhe me syzet me cilinder pacienti e ka te veshtire te adoptohet. Me lente torike mund te korigjohet shume mire dhe ne menyre te plote astikmatizmi deri ne 3.5 - 5.0 dioptri.


Për presbiopinë
Një sëmundje e cila shfaqet tek njerëzit sipër të 40-tave, vështirësia e të shikuarit të objekteve, apo imazheve të tjera në afërsi. Korrigjimi i presbiopise me lente kontakti eshte i veshtire dhe vetem ne hapat e para. Lentet që përdoren në këto raste janë të përbëra me disa zone (fokuse te perthyerjes se drites) quhen multifokale. Te tilla lente jan ne fazat e tyre fillestare megjithate japin rezultate premtuese.



C'fare duhet te dije perdoruesi i lenteve te kontaktit:

- 1. c'fare lente perdor (te forta te buta)
- 2. firmen prodhuse dhe lojin e lenteve (p. sh. firma - Bausch & Lomb , loji i lenteve - SofLens 59 )
- 3. paremetrat e lenteve (rrezen lenteve, diametrin e tyre dhe dioptrine per secilin sy)
- 4. regjimin e mbajtjes se lenteve (ditore, javore, 2 javore, mujore...,)
- 5. menuren e sherbimit ndaj lenteve

Perpara se ti vendosni lentet e kontaktit:

Lexoni te kujdes instruksionin, te jete ber perzgjedhja e lenteve nga specialisti i cili duhet te zgjedhi lentet dhe regjimin me te mire te mbajtjes se tyre.

Lani me kujdes duart perpara se te perdorni lentet.

Fshini duart me rrobe qe nuk ka push apo fije.te gjitha gjurmet e detergjenteve, sapunit, kremrave, duehen pastruar nga duart dhe perreth syrit, thonjte duhen te jene te paster.

Vendosni lentet para se te lyeni syte dhe kur perdorni spray per floket mbyllni syte.

Perpara se ta vendosni lentet shohni qe ajo mos te jete e demtuar, te jete ne anen e duhur, te mos ket carje apo demtime te tjera, dhe mos te ket papasterti ne te.

Eshte mire te vendosni te paren te njejten lente qe te behet shprehi dhe te mos i ngaterroni sidomos nese i keni lentet me numra te ndryshem.

Menyra e vendosjes se lenteve duhet te jete shpjeguar nga mjeku juaj dhe ju nuk duhet te ikni nga klinika pa mesuar se si vendosen dhe hiqen lentet. Menyra e vendosjes se lenteve te buta shihet dhe ne filmin e meposhtem (ne gjuhen angleze marr nga Menicon):

.

.

Para se ti heqni lentet e kontaktit duhet te keni perasysh:

Ti hiqni ne kohen e duhur dhe mos ti mbani me shume se koha e rekomanduar nga mjeku.

Lentet e kontaktit duhet ti hiqni para se te keni hequr makiazhin.

Menyra e heqjes se lenteve duhet te jete shpjeguar nga mjeku juaj dhe ju nuk duhet te ikni nga klinika pa mesuar se si vendosen dhe hiqen lentet. Menyra e heqjes se lenteve te buta shihet dhe ne filmin e meposhtem (ne gjuhen angleze marr nga Menicon):


.


.

!!!!!! KUJDES!!!!

Mos harroni te pyesni mjekut tuaj per menyren e perdorimit, kohezgjatjen dhe menyren e sterilizimit te lenteve te kontaktit.

Mos e ndryshoni solucionin dhe menyren e desinfektimit dhe te ruajtjes se lenteve te kontaktit pa u konsultuar me pare me mjekun tuaj. Mos pranoni asnje lloj solucioni alternativ pa keshillen e mjekut. Disa solucione mund te jene alergjik per syte tuaj. Lexoni me kujdes ne broshuren e solucioneve ose pyesni specialistin per kohezgjatjen minimale qe duhet te rrine lentet ne solucion per tu desinfektuar. Ruajini solucionet ne nje vend te fresket dhe mos i perdorni pasi ka kaluar data e skadences. Gjithmone perdorni solucion te fresket kur vendosni lentet ne kontenier. Nderroheni solucionin ne kontenier nese ka kaluar me shume se nje jave qe nuk i perdorni lentet tuaja.

Lentet e kontaktit te buta nuk duhet te mbahen kur keni temperature e kaloni gjendje virusale.

Mos perdorni asnje praparat me pika ne sy pervec atyre te rekomenduara nga mjeku qe lejohen te hidhen mbi lente. Duhet te dini se cdo preparat tjeter demozitohet ne lente e sjell ndryshimin e cilesise se tyre ose efekte te demshme per syte tuaj. Nese ju hidhni preparate me pika qe nuk lejohen te hidhen mbi lente atehere duhet ti vendosni lentet jo me pare se 15 min pasi keni hedhur pikat.

Mos harroni te hiqni lentet e kontaktit me regjim ditor para se flini.

Lentete kontaktit duhet te hiqen para se te futeni ne det, pishine apo kur beni dush.

Nese keni djegie te syve, lotim, krruarje, skuqje apo ulje te shikimit, atehere hiqni lentet tuaja dhe kontaktoni mjekun tuaj ose ne pamundesi mjekun me te afert.

    lente 1

Ne figure tregohet anae duhur dhe menyra e vendosjes se lentes.

Lentet e kontaktit te forta

Perparesite ne krahasim me lentet e kontaktit te buta:

  • korrigjimi i astigmatizmit te shkalles se larte, keratokonusit, disa rasteve pas operacineve refraktere;
  • me te lira nese do te krahasonim gjithe kohezgjatjen e tyre (rreth 1 vit);
  • me lehte per tu perkujdesur per to;
  • perdorimi i tyre ne ortokeratologji.

RGP fluorescein

.

Perparesite ne krahasim me lentet e kontaktit te buta:

  • diskomfort me i madh gjate periudhes se adoptimit dhe kohe me e gjate adoptimi;
  • nese do rrini disa jave pa i perdorur dhe pas periudhes perseri do te kerkojne nje kohe adoptimi si heren e pare;
  • veshtire per te bere perzgjedhjen e tyre;
  • jane me pak stabile se lentet e buta e mund te bien me shpesh sidomos nese nuk jan perzgjedhur mire;
  • jane me te levizshme ne sy gjate perplasjes se kapakeve dhe ndonje here mund te sjellin ulje te shikimit gjate ketij procesi

Video per lentet e kontaktit te forta (ne gjuhen angleze marr nga AAO)

Tani lentet e kontaktit mund ti blini me nje cmim te favorshem ne internet optiken dhe ne do t;jua sjellim ne Tirane ne cdo kohe.

Redaktoj tekstin Dr. Edmond Isufaj. 
Teksti ka karakter infomativ dhe jo mjeksor. Per informacion me te hollsishem kontaktoni mjekun tuaj.

     
 
 
 
      Kthehu mbrapa