NJE SHIKIM ME I MIRE PER NJE JETE ME TE MIRE

 
 
 
 
 

 

Ushtrime per clodhjen e syve

  • Ushtrimi 1 - Pozicionohuni mirë. Mbulojini sytë me pëllëmbët e duarve tuaja, por mos i shtypni mollëzat e syve. Provoni të relaksoheni dhe shikoni në pëllëmbët tuaja rreth 30 sekonda. Gjatë kësaj kohe merrni frymë thellë dhe qetë.
  • Ushtrimi 2 - Duke qëndruar në të njëjtin pozicion drejtojeni shikimin tuaj lart dhe qëndroni në atë pozicion rreth 5 sekonda, ndërsa më vonë uleni dhe kthejeni në pozicionin e mëparshëm. Pastaj shikoni poshtë rreth 5 sekonda dhe pas kësaj përsëri kthejeni shikimin në pozicionin fillestar. Përsëriteni këtë veprim 5 herë.
  • Ushtrimi 3 - Drejtojeni shikimin majtas dhe mbajeni në atë pozicion 5 sekonda, pastaj kthejeni në pozicionin fillestar. Pastaj shikimin drejtojeni djathtas dhe pas 5 sekonda kthejeni në pozicionin fillestar. Këtë veprim përsëriteni 5 herë.
  • Ushtrimi 4 - Mbyllini sytë sa më fortë dhe mbajini të mbyllur rreth 5 sekonda, pastaj hapini sa më gjerë dhe mbajini kështu rreth 5 sekonda. Këtë veprim përsëriteni 5 herë.
  • Ushtrimi 5 - Rrotullojini sytë 5 rrathë majtas, pastaj shikimin lëshojeni poshtë. Të njëjtën gjë përsëriteni edhe në anën e djathtë dhe përsëri lirojeni shikimin.
  • Ushtrimi 6 - Shikimin drejtojeni drejt majës së hundës, mbajeni atje rreth 3 sekonda dhe pastaj kthejeni në pozicionin e mëparshëm. Këtë veprim përsëriteni 5 herë.
  • Ushtrimi 7 - Gjeni ndonjë objekt që ndodhet afër jush dhe fokusojeni shikimin në atë objekt rreth 2 sekonda, ndërsa më vonë menjëherë hidheni shikimin në ndonjë objekt tjetër dhe mbajeni atje 2 sekonda të tjera. Ushtrimin përsëriteni 10 herë.
  • Ushtrimi 8 - Nga pozicioni në të cili jeni ulur me shikimin "skanojini" objektet që gjenden përreth jush, si për shembull, karrigen, pikturën, orën, derën etj.

Midis këtyre ushtrimeve bëni një pushim për t'i çlodhur sytë. Gjithashtu për shikimin është mirë që kohë pas kohe fytyrën ta lani me ujë të ftohtë. Masazhin që mund t'ua bëni kohë pas kohe kapakëve të syve dhe vendit përreth syve ndikon në shikimin më të mirë. Përdorni sasi të mjaftueshme të vitaminës E dhe A, e cila është e nevojshme për të pasur sy të shëndetshëm. Në fund, bëni përpjekje të flini aq sa duhet.

 

Teksti u redaktua nga dr. Edmond Isufaj dhe dr. Besa Isufaj.

 

 
   
Lente kontakti dhe proteza okulare per Ju me super cmim.