NJE SHIKIM ME I MIRE PER NJE JETE ME TE MIRE

 
 
 
 
 

 

Cfare duhet te keni ne racionin tuaj per te pasur sy te shendetshem .

Kujdesi për sytë është i gjithanshëm, ndërsa një pjesë e tij është edhe ushqimi i rregullt. Ushqimi mund t'ju ndihmoj t'i mbroni sytë nga sëmundjet e ndryshme dhe ta ruani shikimin.

Këto janë ushqimet më të mira për sytë tuaja:


  • Karotat. - Karotat janë ushqimi më i njohur për sy të shëndetshëm. Karotat janë të pasura me vitaminë А e cila mund ta pengoj verbërinë e natës dhe është shumë e rëndësishme për shëndetin e retinës së syrit. Karotat gjithashtu janë të pasura me antioksidues, beta-karoten, likopen dhe lutein dhe prandaj e zvogëlojnë rrezikun nga degjenerimi makular dhe nga katarakti (perdja).
  • Lososi dhe sardinat. - Peshk duhet të konsumoni sa më shpesh nëse dëshironi ta ruani shikimin e mirë. Peshku është shumë i dobishëm për sytë sepse është burim i pasur i thartirave yndyrore omega-3. Konsumi i rregullt i thartirave yndyrore omega-3 i mbron enët e vogla të gjakut të cilat gjenden në sytë. Konsumoni peshq, siç janë lososi, harenga ose sardina, të paktën dy herë në javë.
  • Brokoli. - Ky zarzavat është burim i pasur i antioksiduesve dhe vitaminave dhe është mënyra më e mirë të pranoni aq shumë materie ushqyese vetëm me një kafshatë. Nëse do të konsumoni brokole, ju në të njëjtën kohë do të fusni brenda organizmit vitaminë A, vitaminë E dhe vitaminë C, të cilat së bashku do të luftojnë për ruajtjen e shikimit tuaj të mirë.
  • Spinaqi. - Kjo bimë përmban karotenoide, siç janë beta-karoteni, luteini, zeaksantini, vitamina C dhe vitamina E. Spinaqi ndihmon shumë në mbrojtjen nga degjenerimi makular dhe nga verbëria e natës.
  • Vezët. - Vitamina A që e përmbajnë vezët e përmirëson shëndetin e retinës së syrit. Përveç kësaj, vezët përmbajnë vitamina të grupit B, thartira yndyrore esenciale dhe zink. Prandaj rekomandohet që të konsumoni vezë më shpesh. Kështu do ta përmirësoni shikimin tuaj dhe do ta ruani linjën.
  • Bajamet -Bajamet janë produkt i shijshëm dhe të pasur me vitaminë E. Kjo vitaminë e ngadalëson zhvillimin e problemeve me shikimin, të cilat shfaqen si rezultat i plakjes dhe mund ta parandaloj shfaqjen e kataraktës.
  • Luleshtrydhet, boronicat, mjedrat. - Këto janë fruta të vogla të ëmbla dhe të shijshme me burim të pasur të antioksiduesve për të cilat hulumtimet kanë treguar se e zvogëlojnë rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të syve. Ato përmbajnë shumë vitaminë C dhe me të formojnë kombinim ideal për mirëmbajtjen e shëndetit të syve
  • Bajamet, lajthitë, farat e lulediellit - Këto bimë janë të pasura me vitaminë E, e cila e pengon zhvillimin e kataraktit dhe degjenerimin e makulës tek të moshuarit.
  • Majdanozi. - Majdanozi është tonik natyral i shkëlqyer për pastrimin e syve. Në këtë bimë ka sasi të mëdha luteolin, i cili u ndihmon syve gjatë mbrojtjes nga rrezatimet e dëmshme UV.
Cfere tjeter nuk dueht te mungoje ne racinet tuaja :
  • Kungulli
  • Domatet
  • Lakra
  • Hudhra
  • Qumështi
  • Avokadoja
  • Papaja
  • Kajsitë
  • Limonët
  • Portokalli
  • Çokollata e zezë
  • Frutat e detit
  • Çaji i gjelbër

 

Teksti u redaktua nga dr. Edmond Isufaj dhe dr. Besa Isufaj.

 
   
Lente kontakti dhe proteza okulare per Ju me super cmim.