NJE SHIKIM ME I MIRE PER NJE JETE ME TE MIRE

 
 
 
 
 

 

Protezat e syrit (protezat okulare - sy artificial).

 

proteza 1

Pregatitjae syve artificial (protezave te syrit) eshte praktikuar qe nga kohet e lashta. Protezat e para te syrit kan filluar te behen nga Egjiptianet e lashte me ar dhe me argjend.

Sot egzistojne ne bote 2 lloje protezash okulare. Proteza okulare qelqi dhe proteza okulareplastike. Me te perhapura jane protezat plastike te syrit pasi ato jane me lehte per tu prodhuar dhe kane nje kohezgjatje 2 - 3 here me te gjate se protezat prej qelqi te syrit. Protezat e syrit prej qelqi jane pak me te rende dhe ne sidomos ne moshat e vjetra mund te sjellin renie te kapakut te poshtem te syrit te protezuar. Protezat e syrit prej qelqi zakonisht perdoren 1 - 1,5 vjet sepse me kohen zbehen ngjyrat dhe demtohet siperfaqa e saj. Protezat plastike te syrit mund te perdoren me gjate por kerkojne cdo vit perpunimin e sipefaqes se tyre.

proteza 2

Ndryshimi midis protezave okulare provizore dhe protezave okulare individuale qendron ne faktin se protezat e syrit provizore jane te peraferta ne ngjyre e ne forme nga ato qe jane ne gjendje ne kliniken qe ju i merrni. Protezat okulare individuale derdhen ne masen e zgavres se syrit dhe pikturohen ne ngjyren origjinale e keshtu i afrohen shume estetikisht syrit tjeter dhe gjithashtu pjesa prapa e protezave perputhet ne menyre perfekte me zgavren e syrit duke evituar formimin e xhapave qe mund te mbushen me lot. Kjo gje zgjat jetegjatesine e protezave, rrit konfortin per pacientet, i jep me shume levizshmeri protezes si dhe eviton mundesine e infekcioneve kronike.

 

Pacientet duhet te shihen nga mjeku 1-2 here ne vit. Femijet e vegjel me shpejt. Siperfaqa e protezave plastike okulare duhet te perpunohet nje here ne vit. Gjate ketij procesi ajo pastrohet nga papastertite qe jane mbledhur ne siperhaqen e saj dhe mjeku shikon gjendjen e saj dhe vendos nese eshte e mundur te mbahet me tej proteza okulare apo jo.


Cfere duhet te dini n elidhje me protezat e syrit:

  1. Kurre mos i pastoni ose mos lejoni kontaktin e protezave artificial te syrit me substance me perqindje alkoli ose me substanca agresive ndaj pastikes se pse mund ti demtoje ato.
  2. Beni kujdes kur perdorni llak per floket apo gjate makiazhit te syve qe mos te biem mbi preteze (syrin artificial) sepse kjo mund te sjelli demtin e saj.
  3. Hiqeni protezen tuaj te syrit vetem nese eshte e nevojeshe sipas rekomandimeve te mjekut. Shume pastrime te shpeshta mund te sjellin irritime te zgavres se syrit dhe sekrecione te teperta.
  4. Kur e keni hequr prtezen e syrit sigurohuni qe e keni vendosur per ta ruajtur ate ne uje apo ne solucione ku ruhen lentet e kontaktit. Kjo do te ndihmoje qe mbetjet e ndryshme te mos thahen ne siperfaqen e protezes se syrit dhe pastaj t'ju irritojne kur ta vendosni ate perseri.
  5. Per te pastruar protezen merrni pak uje me sapun jo irritues (ose shampo trupi) perhapeni ne doren tuaj dhe pastroni protezen okulare ne gishtat tuaj. Pastaj shplaheni me uj te rrjedhshem. Kjo do te ndohmoje qe mbetjet e ndryshme te pastrohen nga siperfaqa e protezes se syrit. Sigurohuni qe proteza okulare do te ruhet ne solucion ose uje ne menyre qe sekrecionet e ndryshme te mos thahen ne siperfaqen e saj dhe te behen irrituese nese nuk do ta vendosni ate per nje kohe te gjate. Neqofte se proteza e syrit eshte e re dhe e paperdorur ajo mund te ruhet dhe ne gjendje te thate.
  6. Proteza okulare nuk duhet te mbahet me gjate se sa rekomandon mjeku pasi kjo sjell inflamacione ne shpeshte qe sjellin tkurrjen (zvogelimin) e zgavres se syrit te protezuar.
  7. Ne disa raste pacientet ndjejne diskomfort se shtresa e lotit mbi protezen e syrit iken me shpejt dhe sidomos nese kapaket nuk mbyllen plotesisht. Ne te tilla raste rekomandohet perdorimi i lubrifikateve (keshillohumi ne mjekun tuaj) mbi protezen e syrit.
  8. Ferkoheni syrin ku keni protezen gjithmone ne drejtim te hundes me kapaket mbyllur dhe jo ne anen e kundert se kjo mund te sjelle renie te protezez okulare.
  9. Kujdes kur shkoni ne plazh dhe notoni se mund te humbni protezen e syrit gjate notit. Mbani syze notomi ose hiqeni protezen okulare kur notoni.
  10. !!!! Ruani syrin tjeter (duke perdorur suze mbrojtese kur kryeni pune te vezhtira qe mund te traumatizojne syrin).

Heqja rutine para se te flini e protezes okulare plastike nuk eshte me e rekomanduar nese nuk ka shqetesime apo arsye per kete.
Keshilla eshte qe nese proteza e syrit nuk ju “shqeteson”, mos e “gacmoni”.

Perdorimi i gjate i antibiotikeve apo i antiseptikeve mbi protezen okulare ose pasi e kemi hequr ate nuk eshte i rekomanduar sepse sjell ndryshim te mikroflores se zgavres se syrit dhe si pasoj irritime dhe inflamime te shpeshta.

Ne figure paraqitet vendosja dhe heqja e protezes se syrit.

Cilet paciente kane nevoje per proteze okulare?

1. Pacientet pas nderhyrjes kirurgjikale te eviscerimit.

Enukleimi eshte heqja e kornese se syrit (xhamit te syrit) dhe brendesise se tij. Sklera dhe muskujt qe kryejne levizjen e syrit nuk preken. Gjate operacionit (eviscerimit) formohet vendi i levizshem mbite cilin vendset proteza okulare sic eshte treguar ne figuren me poshte. Proteza e syrit provizore (ose espander) duhet te vendoset qe ne kohet e para pasi eshte kryer operacioni i eviscerimit (ne veresi te situates mund te kete dhe levizje te kohore), sepse vendosja e vonuar mund te sjelle tkurrje te kapakeve dhe zvogelim te zgavres se syrit dhe vendosja e protezes okulare me mase normale behet e veshtire. Per te formuar nje forme sa me funksionale gjate operacionit ne brendesi te skleres impantohet nje mase si tregohet ne figuren me poshte. Pas nje operacioni te tilla protezat okulare jane te levizshme dhe efekti kozmetik qe perftohet eshte optimal.

proteza 3

2. Pacientet pas nderhyrjes kirurgjikale te enukleimit.

Enukleimi eshte heqja e syrit komplet se bashku me skleren dhe muskujt qe kryejne levizjen e syrit. Pas nje operacioni te tille protezat okulare jane masive, te palevizshme dhe efekti kozmetik qe perftohet eshte i pjesshem.

3. Pacientet pes nderhurjes kirurgjikale eksenterimit.

Eksenterimi eshte heqja e syrit se bashku me indet perreth syrit (deri ne masen e prekur nga patologjia).

4. Ftizis bulbi (subatrofia e syrit).

Ftizis bulbi eshte humbja e funksionit te surit dhe zvogelimi i tij ne permase. Ne keto raste nese doktori nuk rekomandon heqjen e syrit mund te behet vendosja e protezes se syrit.

 

proteza 4

Se fundmi nje parhapje te vogel po gjejne dhe protezat e syrit "magnetike". Ato jane nje variant i protezave plastike po ne brendesi te skleres gjate operacionit te eviscerimit bashke me masen poroze imlantohet nje pjese e magnetit. Pjesa tjeter fiksohet ne protezen plastike gje qe sjell nje qendrueshmeri me te larte te protezave te syrit dhe nje levizje maksimale te tyre.

Pacinte para dhe pas vedosjes se protezes okulare

Protezat e syrit plastike:

  1. Nuk thyhen
  2. Pershtatet 100% ne ngjyre dhe forme
  3. Ngjyrat nuk zbehen me kohen
  4. Lendet e perdorura per berjen e protezes jane Akrilik mjeksor gje qe ben te mundur qe protezat e syrit te jene jo alergjike dhe jo toksike.

A eshte e demeshme mbajtja e protezave okulare te femijet?

Mbajtja e protezave te syrit te femijet qe kane nevoje nuk eshte e demshme por eshte e domosdoshme. Mungesa e tyre do sjelli ne difekte kozmetike qe jane te veshtira per tu korrigjuar ne moshe te madhe, pasi sjell ne mos zhvillimi te zgavres se syrit dhe per rrjedhoje ne deformim te gjysmes se skeletit dhe kapakeve ne ane e fytyres ku mungon syri. Pra protezat okulare duhen vene sa me shpejt qe te jete e mundur dhe duhet bere ndryshimi i tyre (rritja e vellimit te tyre) ne varesi te moshes.

Syri u zvogelua a mund te ve proteze okulare pa e bere operacionin?

Ne duhet bere apo jo operacioni e vendos mjeku juaj ne varesi te patologjise se syrit. Nese syri e ka humbur ndjeshmerine dhe ndermjet kapakeve dhe pjeses se pare te syrit ka distance 2-3 mm, proteza okulare eshte e mundur te mbahet. Megjithate ndonjehere kjo eshte e veshtire sipasoj e ndjeshmerise se larte te kornese dhe mundesise te demtimit te saj nga proteza okulare.

A mund te ndodh qe me kohen ngjyra e protezes okulare te ndryshoje?

Jo, sepse boja e perdorur per pergatitjen e protezave okulare eshte me cilese te larte dhe ajo eshte e izoluar ne brendesi te disa shtresave akrili dhe nuk eshte ne kontakt me agjenetet e jashtem. Me kohen nga loti, kremi, apo hilacet e perdorura mbi proteze mund te krijohet nje shtrese qe te uli shkelqimin e protezes okulare dhe te zbehi ngjyrat. Nese nje gje e tille ndodh ju duhet te coni protezen okulare aty ku e keni marre dhe me nje procedure te thjeshte ajo rimerr gjendjen e meparshme.

Ne syrin ku kam protezen kam shume sklepa? Cfare duhet te beje?

Problemi qe ndodh me shpesh te personat qe kan proteza okulare jane sklepat. Shkaqet i formimt te tyre jaqe te shumte:

  1. per te eleminuar mundesine e nje infeksioni apo alergjie duhet te beni nje vizite te mjeku juaj. Nese nuk keni nje problem te tille atehere duhet te shihet proteza e syrit;
  2. nese vendi ku punoni ka shume pluhur apo tym per te evituar sklepat duhet te perdorni me shpesh lubrifikante dhe ta pastroni me shpesh protezen e syrit. te pakten nje here ne vit duhet te shkoni aty ku e keni marre ate per te bere pastrimin dhe perpunimin e siperfaqes se protezes okulare;
  3. nese jeni te lodhur dhe pa gjume sklepat shtohen;
  4. ne vendet me shume ere, ngaqe siperfaqa e protezes okulare thahet, sklepat shtohen. Ne kete situate hapja dhe mbyllja e shpeshte e syve dhe perdorimi i lotve natyrale (lubrifikateve) do t'ju ndihmonte.

Per te pasur proteze te syrit (sy artificial) provizore apo individuale kontaktoni me numrat e kontaktit ne sajt dhe do te gjeni protezen me te mire per ju me nje cmim te favorshem.

Protezat okulare plastike tani pergatiten ne SHQIPERI me nje cilesi te larte.

proteza kosove

Foto e pacientit para vendosejes se protezes provizore (subatrofi e syrit). Foto te publikuara me lejen e pacientit.

kosove pas protezes

Foto e pacientit pas vendosejes se protezes provizore (subatrofi e syrit). Foto te publikuara me lejen e pacientit.

Teksti u redaktua nga dr. Edmond Isufaj dhe dr. Besa Isufaj.

 
     
Lente kontakti dhe proteza okulare per Ju me super cmim