KONJUNKTIVITET VIRALE
Gjate kesaj periudhe po hasim shpesh ne polinklinike e ne spital konjunktivitet virale te shkaktuara nga virozat e ndryshme qe qarkullojne ne kete stine. I ftohti i ketyre diteve dhe virozat qe qarkullojne ulin rezistencen e sistemit imunitar dhe mbivendosin lehte nje konjunktivit viral.
Konjunktivitet virale jane semundje te shpeshta te syrit ne kete periudhe, qe nuk demtojne shikimin dhe zakonisht kalon lehtedhe pa pasoja, nese trajtohet ne kohe. Konjunktivitet jane semundje ngjitese prandaj duhen dignostikuar ne kohen e duhur ne menyre qe te parandalohet perhapja apo perseritja e tyre si dhe kalimi i tyre ne pjese te tjera te syrit.
Nga keto konjuntivite preken te gjitha moshat, por me teper te rrezikuar jane moshat e vogla sidomos femijet qe jane ne kolektive, si kopshte, çerdhe, shkolla, sepse duke qene ngjitese mund te transmetohen lehte nga personi i semure tek ai i shendoshe.
E vecanta e konjunktiviteve virale te ketij viti jane shume virulente ato shoqerohen me shoqerohen dhe me keratite te syrit qe lene shenja ne korne (xhamin e syrit), prandaj te prekurit nga keto infekcione duhet te paraqiten ne kohen e duhur te okulisti dhe te jene nen mbikqyrjen e tyre.
-Shenjat
Shenjat e para per te cilat dhe t’i drejtohemi mjekut jane skuqje, djegie dhe lotim i syve i shtuar ndjesi e trupit te huaj ne sy, ndjeshmeri ndaj drites dhe sekrecione zakonisht jopurulente.
-Si mund t’i kurojmë (bazuar në shkallën e infeksionit)?
Konjunktivitet virale jane disi me te veshtiret per t’u mjekuar, pasi eshte e veshtire te percaktohet lloji i virusit qe e shkakton. Forma virale kerkon me shume kohe trajtimi. Perveç mjekimit lokal me antibiotike per te parandaluar bashkengjitjen e konjunktiviteve bakteriale, rekomandohen dhe antivirale qe mund te merrem lokalisht ne sy, por edhe nga goja si dhe komplekse vitaminash per te rritur rezistencen e organizmit. Zakonisht mjekimi zgjat 10 – 14 dite.
Per te parandaluar perhapjen e konjuktiviteve rekomandohet:
- sapo te shfaqjen e shenjae te para duhet menjehere te shkoni te mjeku specialist;
- higjiena maksimale personale dhe familjare;
- pastroni sekrecionet e syrit me kujdes;
- mos prekni syte me duar te palara;
- lani duart para dhe pas hedhjes se pikave;
- perdorni peshqirin personal;
- nese ne familje jane disa te semure secili prej tij duhet te perdore preparatet e tij sepse duke perdorur te njejtat preparate mund te provokoni perhapjen e konjunktivitit;
Teksti "Konjunktivitet virale" u pergatit nga dr. Edmond Isufaj